Delegatët, nis votimi i PS në
qarkun e Lezhës dhe Dibrës

Delegatët, nis votimi i PS në<br />qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Qarku i Lezhës dhe ai i Dibrës kanë nisur votimin për zgjedhjen e delegatëve për në Kongresin e 19 marsit të Partisë Socialiste
 
Mësohet se në Qarkun e Lezhës, janë ftuar të marrin pjesë në votim 1800 anëtarë, të cilët do të zgjedhin 18 delegatë, ku 6 delegatë janë nga qyteti i Lezhës. Në këtë garë janë 36 persona, ku është respektuar barazia gjinore dhe 1/3 prej tyre janë të rinj. 
 
Zgjedhjet kanë nisur dhe në qarkun e Dibrës, nën koordinimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
 
Në këtë qark ka 4863 anëtare, nga ku do të dalin 48 delegatë. Bashkia Dibër me 1603  anëtarë do të nxjerrë 16 delegatë, Bashkia Bulqizë me 1720 anëtarë do të nxjerrë 17 delegatë, Mati me 980 delegatë do të dërgojë 9 delegatë në Kongres, ndërsa Klosi, me 560 anëtarë do të nxjerrë 6 delegatë.

 Votimi kryhet sipas parimit “një anëtar-një votë” ku për çdo 100 anëtarë partie do të dërgohet një delegat në Kongresin e marsit. 

Në Dibër, pjesëmarrja në votime sipas kreut të PS-së Ulsi Manja ka qenë tepër e kënaqshme, ndërsa e ka cilësuar si ditë feste për socialistët dibranë.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike