“Ne kemi një situatë për keqardhje, për të cilën ne do të raportojmë, zyrtarët e UEFA-s që ishim këtu, unë dhe këshilltari i sigurisë. Rrethanat ishin të tilla sa që ne nuk kemi mundur ta vazhdojmë ndeshjen. Të gjithë e keni parë se çka ka ndodhur dhe unë nuk mund të komentoj për atë se kush duhet të fajësohet për atë që ka ndodhur. Unë do të raportoj së bashku me kolegët e mij në UEFA dhe ajo do të vendosë se çka do të ndodhë më tej”, tha Harry Been, në një konferencë për gazetarë në Beograd.
Takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në minutën e 42-të.
Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Grupit i kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit, që mbahet në vitin 2016 në Francë. Gjyqtar i takimit ishte anglezi, Martin Atkinson.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)