/ATSH-AFP/ - Kompani amerikane e elektronikës, Dell, ka blerë kompaninë EMC, që është numri një në botë në grumbullimin e të dhënave, për vlerën rekord prej 67 miliardë dollarësh, duke i mundësuar që të përshpejtojë ndryshimin që po bën për të përballuar një tregu të sunduar nga smartfonët, tabletat dhe "cloud"-i.
Kjp shkrirje, më e madhja në historinë e sektorit të teknologjive, do t'i mundësojë prodhuiesit të tretë të kompiuterave që të përfundojë transformimin nga një grup që është i përqëndruar në konsumatorin e gjerë drejt një grupi që ka për objektiv ndërmarrjet e mëdha.
Themeluar në vitin 1984 nga Michael Dell, kompania teksane vuan shumë nga suksesi i smartfonëve dhe tabletave, që kanë zënë një vend të rëndësishme tek konsumatorët duke nxjerrë në plan të dytë kompiuterat.
Falë EMC-së, Dell do të forcojë ofertën në grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave për kompanitë dhe do të mund të rivalizojë me gjigantë si IBM, HP apo Cisco.
/Shqiptarja.com