DELVINË - Dy vëllezër kanë përfunduar në prangat e policisë së Delviës pasi për dy ditë mbajtën peng një person. Burimet policore konfirmuan se janë arrestuar në flagrancë vëllezërve Perikli dhe Nektarios Naço 39 dhe 29 vjeç, pikërisht në vendin ku mbanin peng 26 vjeçarin, B.Banushi. Nuk dihen ende arsyet që i çuan vëllezërit drejt rrëmbimit dhe pengmarrjes, ndërsa konfirmohet se kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
26 vjeçari është gjetur në stallën ku e kishin fshehur për dy ditë dhe policia e ka gjurmuar pas alarmit të familjarëve. I riu u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me plagë në trup si pasojë e dhunës fizike. Dy vellezerit, Naço do të përballen me akuzat për heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje me dashje, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të rrëmbimit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com