Digjet gjatë natës në fshatin Stjar të Delvinës një autobus dhe një furgon. Zjarri dyshohet se ka rënë në autobusin e linjës Delvinë - Tiranë në pronësi të shtetasit Ç. B.

Nga zjarri në autobus ka marrë flakë edhe furgoni i një kompanie tjetër, i cili ishte i parkuar pranë autobusit.

Policia e Delvinës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.