DELVINË - Më tepër se 7500 banorë të qytetit të Delvinës, prej muajsh, furnizohen me ujë të ndotur. Skandalin e bën prezent, kryebashkiaku i Delvinës, Dhurim Alinani, i cili për “A1 Report!", shprehet se banorët e prekur nga uji i ndotur, i përkasin lagjeve “9 Tetori” dhe “Sinan Bllaci”.
Ndotja është konstatuar prej muajit nëntor të vitit të kaluar dhe deri më sot, banorët furnizohen nga çesmat në të cilat rrjedh ujë i ndotur. Ndotja sipas specialistëve të higjenës, është tërësisht bakteriologjike dhe për më tepër, me prezencë të lartë ndotjeje të elementëve vajorë nëntokësorë.
Kryetari i Bashkisë, shprehet për "A1 Report!", se institucioni që ai drejton, është duke marrë të gjitha masat për t’u lehtësuar banorëve, mënyrën e furnizimit me ujë të pijshëm brenda parametrave të lejuara. Bashkia nga ana e vet, ka apeluar tek banorët që uji i cili vjen në rubinetat e tyre të shtëpive, të përdoret vetëm për përdorim komunal, për larje a pastrim, ndërsa çesmat portative të instaluara në qytet nga ana e bashkisë, përcjellin ujë të sigurtë për t’u pirë.
Instituti i Shëndetit Publik në kryeqytet, ka rekomanduar për banorët e prekur nga uji i ndotur, që ata të konsumojnë ujë për të pirë, përmes boteve por bashkia nga ana e saj, e ka të pamundur këtë mundësi, për shkak të kostove të mëdha financiare.
Alternativa tjetër e hedhur nga ISHP, është krijimi i çezmave publike, ç'ka po funksionon këto ditë duke siguruar ujë nga burime të tjera alternative. Për këtë skandal është vënë në dijeni edhe Ministria e Punëve Publike, e cila nga ana e saj, ka dërguar dy ekipe me specialistë, të cilët kanë verifikuar në terren gjendjen dhe tërhequr kampione për analiza të mëtejshme më të specializuara.
Njëkohësisht, kanë mbërritur në Delvinë edhe dy ekipe nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë marrë gjithashtu kampione nga uji i pijshëm. Meqënëse sipas specialistëve ndotja është nëntokësore, me një urdhër të ministrit Sokol Olldashi, është ngritur një grup me ekspertë të Gjeodezisë, për të egzaminuar ndotjen e burimit të Vrizit në Delvinë e cila sipas tyre, ka ndodhur për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë startuar prej nëntorit të vitit të kaluar.
Pas marrjes së një rezultati përfundimtar, zgjidhja e këtij problemi mbetet instalimi i një impianti pastrimi. Vetëm 30% e qytetit të Delvinës, nuk gjendet i prekur pasi furnizohen nga tre burime të tjera.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com