DELVINE - Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një banesë dy katëshe në periferi të qytetit të Delvinës mesditën e sotme, duke djegur të gjallë një 70-vjeçar i cili ishte i paralizuar. Nje shkendije elektrike si pasoje e amortizimit, eshte bere shkak per renien e zjarrin ne banese. I moshuar Spiro Dine mësohet se ka qënë i paralizuar dhe nuk ka mundur të dalë në kohë. 

Gruaja e tij dhe i biri me nusen kanë mundur të shpëtojnë vetëm me disa lëndime të lehta pasi kanë dalë në kohë nga banesa dy katëshe, por nuk kanë mundur të nxjerrin të moshuarin.  Efektivët e zjarrëfikëses po shuan zjarrin, ndërsa në ndihmë të tyre u vunë edhe banorët e zonës. 

Sakaq një ditë më parë dy të moshuar në Mat u shpëtuan në momentet e fundit pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.


delvine
(Në foto: Banesa e përfshirë nga flakët)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)