DELVINE - Policia e Vlorës ka arrestuar dje në mesditë, 65-vjeçarin Kristo Gjino, i cili ka vrarë vjehrrin e tij Jani Koka, 91 vjeç. Sëbashku me Gjinin, policia ka arrestuar si bashkëpunëtore edhe bashkëshorten e tij, Elefterie Gjinin, e cila është vajza e të vrarit.
Vrasja ka ndodhur mesditën e djshme në fshatin Kaharaxh të Delvinës, ku 91-vjeçari Koka është goditur me sende të forta, si pasojë e të cilave ka gjetur edhe vdekjen. Sëbashku me të është plagosur edhe e shoqja, Lefterie Koka, e cila gjendet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje kreu veprimet e shpejta hetimore dhe kryen arrestimin në flagrancë të çiftit Gjini me akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.
/Shqiptarja.com