Delvinë, Rama-Meta prezantojnë
Balilin: Investimet pas 21 qershorit

Delvinë, Rama-Meta prezantojnë<br />Balilin: Investimet pas 21 qershorit
DELVINE - Kreu i qeverisë dhe ai i Kuvendit kanë prezantuar sot në Delvinë për të prezantuar kandidatin e së majtës për bashkinë e Delvinës.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur se Delvina do ti japë fund agonisë së saj më 21 qershor pasi kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Rigels Balili do të bëjnë të mundur hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas Metës qëllimi i Partisë Demokratike është që të marrë pushtetin vendor për ta konfliktuar më pas këtë pushtet me atë qendror.

meta

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se kandidatët e djathtë për bashkitë nuk kanë për detyrë që të punojnë për komunitetin por vetëm që të bëjnë zëdhënësin e SHQUP-it. 

Po ashtu Rama ka thënë se vota e 21 qershorit për kandidatin e majtë është një votë që shkon për investimet dhe shërbimet që do të ketë Delvina fill pas zgjedhjeve.

meta

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit