PRISHTINE - Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se ky 28 nëntor shqiptarët i ka gjetur më mirë se ndonjëherë. Demaçi ka thënë se pas zgjedhjeve të fundit në Shqipëri është çelur një dritë e madhe, një shpresë e madhe, se tashmë Shqipëria do të drejtohet si duhet.
 
Demaçi ka folur edhe për qeverisjen në Kosovë dhe atë në Shqipëri. Ai ka deklaruar se qeverisja në Shqipëri ka marrë një rrugë të mbarë. Ekonomia në Shqipëri, sipas tij, është dy hapa para nesh. Kurse, thotë se Kosova në këtë drejtim është më keq për shkak të përzierjeve ndërkombëtare nga jashtë.
 
Demaçi duke folur për gazetën Epokën e Re në Kosovë, Demaçi ka deklaruar se, “qeverisja në Shqipëri, nga informacionet që kam deri tash, ka marrë një rrugë të mbarë.

Sepse ato që na kanë munguar për 20 vjet, pa ndonjëfarë demokratizimi të duhur dhe si duhet, por hyni mafia, hynë kriminelët, hynë hajdutët, u bë ajo kryengritja tragjike e ’97-s, ku sikur u zhduk Shqipëria dhe tani duket se Shqipëria e ka marrë veten”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)