Demarkacioni,Rama-Kosovës:
Gabim strategjik,të rregullohet

Demarkacioni,Rama-Kosovës:<br />Gabim strategjik,të rregullohet<br /><br>
Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër ndaj Kosovës lidhur me problemin e kufirit me Malin e Zi, i njohur si Demarkacioni.

Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Rama tha prerë që ky është një gabim strategjik që duhet rregulluar një orë e më parë. Sipas tij, Kosova dhe shqiptarët nuk e kanë luksin të krijojnë probleme aty ku nuk ka, probleme pa bazë.

A do ndikojë Shqipëria në zgjidhjen e ngërçit që është krijuar në Kosovë për definimin për caktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi?
“Nëse Kosova do të kishte qëndruar koherente, flas nga pikëpamja e qëndrimit të institucioneve të saj, në raport me atë marrëveshje dhe nuk do të kishte krijuar një problem, që në fakt nuk ka bazë, atëherë do ta kishte pasur më të lehtë të shpjegojë edhe për çështje të tjera. Krijimi i një problemi si ai i Demarkacionit, që lindi si një instrument politik për t’iu kundërvënë qeverisë së koalicionit dhe pastaj transferimi i këtij instrumenti politik të opozitës në qeverinë e sotme është një gabim strategjik që duhet ndrequr një orë e më parë, sepse Kosova dhe ne shqiptarët nuk e kemi luksin të krijojmë probleme aty ku nuk ka”, tha Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane