Demarkacioni, Thaçi: Inekzistent
vendi s'ka humbur asnjë centimetë

Demarkacioni, Thaçi: Inekzistent<br />vendi s'ka humbur asnjë centimetë
Në fjalën e mbajtur para pjesëmarrësve në debatin që po zhvillohet rreth demarkacionit me Malin e Zi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ky debat që do jetë kontribut i rëndësishëm për transparencën është i vonuar. Ai e quajtur çështjen e demarkacionit si diçka inekzistente, pasi Kosova nuk e ka humbur asnjë centimetër prej.

Presidenti Thaçi është shprehur se ky proces nuk ka sjellë një rishikim të historisë, por thjeshtë një shenjim të kufirit, i cili është një detyrim ndërkombëtar. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të ftuar për të marrë pjesë në debat e kanë bojkotuar fjalimin e Thaçit.
 
Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se është dëshmuar qartë se deri tani shqiptarët nuk kanë humbur pronë si pasojë e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. “Nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë se ndonjë pronë ka kaluar në Malin e Zi. Ne na obligon pakoja e Ahtisaarit që të kemi kufijtë e vitit 1974”, ka thënë ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt