Demarkacioni vë në rrezik koalicionin

Demarkacioni vë në rrezik koalicionin
Në pikëpyetje do të vihet koalicioni qeverisës pas vendimmarrjes për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo për shkak të dallimeve që partitë kryesore në pushtet kanë për kufirin, shkruan sot Koha Ditore.

Partia Demokratike ende nuk e ka publikuar qëndrimin zyrtar për këtë marrëveshje që një vit më parë ishte firmosur nga Hashim Thaçi, atëkohë kryetar i këtij subjekti politik. Në fillimvit, Thaçi është zgjedhur president i shtetit dhe, me të marrë mandatin, ka hequr dorë nga funksioni partiak. Prej atëherë, jo pak deputetë të PDK-së kanë folur me rezerva përkitazi me demarkacionin. E këtë javë nga kjo parti ka dalë me qëndrimin se zgjidhja e kontestit duhet kërkuar në arbitrazhin ndërkombëtar.

Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa dhe partia të cilën e drejton, Lidhja Demokratike, kanë mbetur jetimë në insistimin që me çdo kusht duhet ratifikuar versioni aktual i demarkacionit, për të cilin ekspertë dhe opozita prej një viti kanë alarmuar se ia tkurrë territorin shtetit për rreth 8 mijë hektarë. Qëndrimi është mbështetur edhe nga forume të larta partiake, sikur është Kryesia.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt