Dëme katastrofike në Itali, 7 viktima dhe 300 mln euro dëme, shkak stuhitë

Dëme katastrofike në Itali, 7 viktima dhe 300 mln euro dëme, shkak stuhitë

Pamje nga Firence, Itali më 2 nëntor 2023

Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 7 si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë prej të paktën dy ditësh. Situata më e rëndë vijon të jetë në Toskanë, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë Ciaran ka qenë disi më i ulët.

Mbrëmë (4 Nëntor) ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, ndërsa 1200 vetë janë larguar nga shtëpitë

Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, në një kohë që  shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.

Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës