TIRANË- Nga tërmeti i 26 Nëntorit ka pësuar dëmtime të rënda edhe pallati pas Shallvareve në kryeqytet i cili njihet si pallati ku ka banuar ish-kryeministri Fatos Nano.
Pallati që shohim në pamje (shihni videon) për të cilin është dhënë leja fillestare për 12 kate për firmën ndërtuese “Vjero” me administrator Anthim Vjero, tashmë është plot 15 kate. Pikërisht këto kate janë kthyer në shqetësim për banorët, të cilëve në kushtet ku ndodhen nuk u intereson legaliteti i shtesës por rrezikshmëria që mund të sjellë konstruksioni.
"Kjo është dhoma e vajzës, sa janë bërë muret në shtator kur ra i pari dhe prapë u dëmtuan. Kemi frikë se kemi shumë krisje nëpër mure".
"Ka plasaritje në të gjithë pallatin, shembje pllakash, banjës. Jemi shumë të frikësuar për këtë shtëpinë”, thonë banorët.

Me kërkesë të banorëve një grup inspektorësh nga Bashkia kanë bërë një vlerësim të dëmeve në pallatin ku banojnë 70 familje. Në aktin e konstatimit thuhet se në bodrumin e pallati ka dëmtime të kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgavrave metalike.
"Në bodrum ka disa dëmtime të kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgavrave metalike, shikohet me sy hekuri i kolonave. Banorët janë të shqetësuar se janë shtuar. Ka çarje të muraturës në apartamente në katin e parë. Mendojmë të bëhet ekspertizë termike nga Instituti i Ndërtimit", thuhet në aktin e konstatimit.
Banorët kërkojnë të dinë nëse ky pallat është apo jo i banueshëm duke u kryer një ekpertizë profesionale.

B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.8%
-
Jo
80.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Dy punëtorë aksidentohen në ndërtim dhe fasoneri, Policia merr nën hetim nënkontraktorin dhe përgjegjësen
15 Mars, 16:51
-
92-vjeçari që sfidon vitet, u specializua në Bashkimin Sovjetik e mësoi shqiptarët si të prodhonin veshje, sot i vetmuar: E kaloj mërzinë me macen, është si njeri
15 Mars, 15:49
-
VIDEO/ Gjesti i veçantë i Sylvinhos, ndal konferencën dhe përqafon zyrtarin e FSHF-së! Duartrokitet nga gazetarët
15 Mars, 15:35
-
Ktheu banesën në 'bazë' droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
15 Mars, 10:49
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Tiranë/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 turke, arrestohen 4 persona
14 Mars, 15:39
-
Mijëra qytetarë festojnë Ditën e Verës në Tiranë! ‘Risi’ balonat gjigande, ekspozohen makinat retro! Urojnë qytetarët (VIDEO)
14 Mars, 15:16
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20
-
FOTOT/ Balona gjigande e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë
14 Mars, 13:12
-
Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur
14 Mars, 13:09
-
VIDEO/ Një skuadër, një shpirt dhe një komb! FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares, pjesë Gjergj Kastrioti
14 Mars, 11:02