Dëmet e tërmetit/ Qeveria jep 4.8 mld lekë për rikonstruksionin e ndërtesave në 5 bashki

Dëmet e tërmetit/ Qeveria jep 4.8 mld lekë për rikonstruksionin e ndërtesave në 5 bashki

Qeveria ka akorduar 4 miliardë e 852 milionë e 410 mijë e 743 lekë nga Fondi i Rindërtimit për të financuar rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që u dëmtuan lehtë apo rëndë, por që nuk do të rindërtohen nga e para. Ky vendim u morr në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave dhe fondi do të ndahet në zonat e prekura nga tërmeti mes Bashkisë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë. Kjo shumë u shkon vetëm atyre që kanë përfituar grantet e rikonstruksionit në këto bashki.

"Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 4 852 410 743 (katër miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë" shkruhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu në vendim përcaktohet edhe shumë që përfiton secila nga 5 bashkitë, ku ajo e Durrësit ka dhe shumën më të madhe prej 3 miliardë e 220 milionë e 790 mijë e 743 lekë dhe më pas Bashkia e Tiranës prej 703 milionë e 220 mijë, Bashkia Lezha do të marrë shumën 249 milionë e 450 mijë, ajo e Krujës shumën prej 660 milionë 700 mijë kurse Bashkia Kavaja 18 milionë 250 mijë.

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 08 Korrik 2020:

V E N D I M PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT OSE TË RIPARIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) SI DHE MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË DURRËS, TIRANË, LEZHË, KRUJË DHE KAVAJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 4 852 410 743 (katër miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 3 220 790 743 (tre miliardë e dyqind e njëzet milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 2 140 100 000 (dy miliardë e njëqind e dyzet milionë e njëqind mijë) lekë;

ii. financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën 1 080 690 743 (një miliard e tetëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë.

b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 703 220 000 (shtatëqind e tre milionë e dyqind e njëzet mijë) lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 559 370 000 (pesëqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e treqind e shtatëdhjetë mijë) lekë;

ii. financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në masën 143 850 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

c) Bashkisë Lezhë i transferohet fondi prej 249 450 000 (dyqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

ç) Bashkisë Krujë i transferohet fondi prej 660 700 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

d) Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 18 250 000 (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter