Në gjykatën administrative ku po zhvillohet gjyqi midis Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës për gjobën e protestës së 8 dhjetorit 2015, kjo e fundit kërkon përjashtimin e gjyqtares Arbena Ahmeti.

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares është depozituar këtë të premte ku gjyqtarja Ahmeti kish planifikuar shpalljen e vendimit pas gjykimit në themel të padisë prej disa javësh.

Në seancën e tre ditëve më parë gjyqtarja Ahmeti vendosi të mos pranojë pamjet filmike të protestës të paraqitura nga Bashkia për të faktuar dëmtimin e pronës publike.

Gjatë kësaj séance PD kërkoi shfuqizimin e gjobës prej 17.3 milion lekë ndërsa bashkia dhe agjencia e mbrojtjes së konsumatorit lënien në fuqi si një gjobë të vendosur në respekt të ligjeve në fuqi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)