Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka sqaruar mënyrën se di do të funksionojë platforma “Dëmi im” në portalin e-Albania.

Sipas saj platforma shërben si një regjistër zyrtar për të evidentuar dhe verifikuar çdo dëm në terren, ku subjektet e prekura duhet të hyjnë në llogarinë e tyre në portalin e-Albania, të plotësojnë të dhënat e biznesit të tyre (përfshirë NIPT-in) dhe të deklarojnë vlerën e parashikuar të dëmit.

Gjithashtu bizneset janë të detyruara të ngarkojnë në platformë fotografi dhe dokumente të tjera që dëshmojnë dhe pasqyrojnë qartë pasojat e shkaktuara nga nga aktet e dhunës gjatë protestave.

Paralelisht me vetëdeklarimin online, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po bën verifikifikimin në terren përmes 10 grupeve të posaçme nga Tatimet, të cilët konfirmojnë nga terreni dëmet e deklaruara.

Pasi të përfundojnë të gjitha verifikimet kryqëzuese, të dhënat nga e-Albania me ato të grupeve të kontrollit, qeveria do të hartojë regjistrin final për të ekzekutuar mbështetjen financiare dhe dëmshpërblimet për bizneset e prekura.