Aktorja e famshme e Hollivudit, Demi Moore është vendosur më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes. Shkak për këtë është bërë divorci me Ashton Kutcher, i cili i ka kushtuar shumë gjendjes mendore dhe fizike të saj. Së fundi kanë dalë të reja të tjera për aktoren, e cila duket se paska një pasion të veçantë për meshkujt më të rinj se vetja. Kështu mediat kanë transmetuar një video të aktores në moshën 19- vjeçare, ku gjatë festës ajo puthet me një djalë 15 vjeç, të quajtur Philip. Të gjitha këto ngjarje duket se po i kushtojnë shumë Moore, sidomos edhe në karrierën e saj, pasi vetëm së fundi ajo deklaroi se nuk do të luajë në filmin “Lovelace”, e ku do të zëvendësohet nga Sarah Jesica Parker .