Pas divorcit me Ashton Kutcher daljet e saj në publik ishin rralluar, por 3 javë pasi deklaroi divorcin, aktorja i rikthehet punëve të përditshme: aktiviteti kryesor është të qënit nënë. Aktorja 49 vjeçare është fotografuar me vajzën e saj Rumer Willis teksa kishin dalë për të bërë blerjet e rastit në Hollywood. E veshur thjesht me një xhaketë lëkure dhe xhins, Moore është takuar edhe me një mikun e saj dhe më pas janë ndarë. Vajza më e madhe e Moore dhe Bruce Willis sapo është kthyer nga Parisi, ku ishte duke kaluar festën e Falënderimeve.