Demi Moore urgjent në spital

Demi Moore urgjent në spital
Duket se kjo agoni zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar. Pa Ashton Kutcher, aktorja 49-vjeçare padyshim nuk mund t’ja dalë dot. Demi Moore është shtruar urgjent në një klinikë në Los Angeles për shkak gjendjes së rëndë psikologjike që ka kaluar këtë pierudhë, raportojnë mediat amerikane. “Në ndikimin e stresit që e ka përfshirë këtë periudhë Demi është shruar në spital për të marrë ndihmën e kualifikuar shëndetësore”-ka thënë Carrie Gordon, përfaqësues i aktores. Pas shpjegimit zyrtar, “TMZ” thekson se aktorja e famshme po kurohet për abuzime me drogën, pasi pak para se të shkonte në spital është parë nën shoqërinë e një mikeshe teksa dridhej. Në fakt një javë më parë, aktorja u shfaq disa kilogramë më pak sesa zakonisht në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, por pas komenteve të medias, aktorja deklaroi se ky thjesht ishte një abuzim mediatik.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit