Demiraj merr detyrën e ministrit
Fatmir Xhafaj e pret në korrido

Demiraj merr detyrën e ministrit<br />Fatmir Xhafaj e pret në korrido
Menjëherë pas betimit në Presidencë, Ministri i ri i Brendshëm Dritan Demiraj ka marrë detyrën.

Demiraj u prit nga ish-ministri Fatmir Xhafa në nëj takim që ka zgjatur pak minuta. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se Demiraj dhe Xhafaj janë takuar në korridoret e ministrisë dhe jo në zyrën e ministrit.

Më pas, Xhafaj u largua nga Ministria, ndërkohë që në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se: "Nuk kam asgjë për të thënë përveç faktit se po eci me zv/kryeministren".

Fatmir Xhafaj qëndroi vetëm dy muaj në kryje të Ministrisë së Brendshme dhe pas marrëveshjes mes PS dhe PD u vendos ministry teknik Dritan Demiraj.

Ministri i ri i Brendshëm sipas marrëveshjes, nuk do të bëjë largime apo emërime të reja, por vetëm do të menaxhojë situatën deri pas zgjedhjeve të 25 qershorit. 

xhafa

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false