Temperaturat e larta  vijojnë të shkaktojnë probleme në shumë prej zonave të  vendit.

Këtë pasdite një vatër zjarri  është regjistruar në fshatin Ibë në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pisha.
 
Për shkak të flakëvë të zjarrit rrezikohen disa banesa. Helikopteri i ushtrisë është nisur për të shuar flakët nga ajri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj është në terren duke monitoruar masat e strukturave te Emergjecave Civile gjatë ndërhyrjes për izolimin dhe shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshire Iben dhe rrezikon djegien e disa shtepive, shtyllat e tensionit të lartë dhe pyjeve.

[gallery]23202[/gallery]
Veliaj falenderon zjarrfikësit

Përmes një postimi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë punonjësit që u angazhuan maksimalisht, duke rrezikuar edhe jetën e tyren për shuar flakët.  

“Flm heronjve tanë në Ibë - luftë disa orëshe me zjarret nga ajri, lumi e mali. Jam krenar për ju, e gjithë Tirana ju është mirënjohëse“, shkruan Veliaj.


[gallery]23206[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com