Demiraj:Vendimet Bushati-Kotzias
penalizuese për Shqipërinë,të zbardhen

Demiraj:Vendimet Bushati-Kotzias<br />penalizuese për Shqipërinë,të zbardhen<br>
Pas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, një tjetër reagim ka ardhur lidhur me lajmin se Shqipëria i ka lejuar shtrirjen me 12 milje Greqisë, në kuadër të zgjidhjes së çështjes së vjetër detare. Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, e ka cilësuar këtë një lajm shqetësues, ku akoma më shqetësuese për të është fakti se kjo bëhet e ditur nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Ish-ministri Demiraj shkruan në ‘Facebook’ se ministri shqiptar, Ditmir Bushati, nuk i qartësoi këto vendime në daljen e tij publike, duke shtuar se mungesa e transparencës së bisedimeve Greqi-Shqipëri mund të paralajmërojë vendime penalizuese për territorin e Shqipërisë.

Demiraj bën thirrje për transparencë të plotë të bisedimeve mes dy vendeve, të cilët duket se janë drejt një partneriteti të ri strategjik, duke kërkuar zbardhjen e procesverbaleve të takimeve dypalëshe.

“Të dashur miq, Deklarata e ministrit grek Kotzias se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Ditmir Bushati ka pranuar zgjerimin me 12 milje të hapësirës detare të Greqisë, që përkthehet në brendësi të territorit detar të Shqipërisë është së paku shqetësuese.

Shqetësuese është fakti që këto lajme, po ashtu si dhe për mos bisedimin e çështjes Çame në tryezën e dy ministrave të Jashtëm, e mësojmë nga zyra e shtypit të ministrisë së Jashtme greke.

Ministri Bushati nuk i qartësoi këto vendime në daljet e tij publike të ditës së djeshme. Mungesa e transparencës së bisedimeve Greqi-Shqipëri mund të paralajmërojë vendime penalizuese për territorin e Republikës së Shqipërisë. Si qytetar dhe si njeri që i ka shërbyer vendit në shumë sfida sigurie, kërkoj transparencë të plotë të bisedimeve, duke filluar me zbardhjen e proçesverbaleve të takimeve dy palëshe. DD”, shkruan ish-ministri Demiraj.

demiraj fb
(Reagimi i ish-ministrit Dritan Demiraj)

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar