TIRANE- Pas marrjes së vendimit për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, deputetët e Partisë Demokratike si edhe militantë të kësaj partie nisën brohoritjet e tyre dhe festimet duke deklaruar se drejtësia u vendos. Por kjo gjë ra në kontradiktë më situatën e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Mziu pasi ndryshimi i masës së sigurisë për të nuk do të thotë se ai është shpallur i pafajshëm nga dejtësia shqiptare. Kjo gjë u dallua më shumë në dy raste gjatë ditës së djeshme, e para kur Mziu doli nga gjykata me dy gishta lart, gjë kjo që u pasqyrua edhe nga brohoritmat e përkrahësve të tij, si edhe me festimin që kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi në Pallatin e Kulturës në Kamëz me rastin e uljes së masës së sigurisë për vartësin e tij.
Festa e PD-së u njoftua në fillim nga ana Xhelal Mziut në faqe ne tij në rrjetin social “facebook” ku theksoi se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të ishte i pranishëm në festën që ishte organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz me rastin e daljes së tij nga qelitë e paraburgimit. Kjo gjë u vërtetua më vonë me daljen publike të Bashës në këtë takim nga ku theksoi se arrestimi i Mziut ishte një skenar politik i hartuar nga mazhoraca qeverisëse, duke e bërë në këtë mënyrë Mziun martir dhe njëkohësisht i bëri atij gjyqin duke hedhur poshtë në mënyrë direkte të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Tiranës. Ajo që ra në sy ishte se Basha kishte përreth tij një pjesë të deputetëve të kësaj partie për qarkun e Tiranës duke e rritur edhe më shumë peshën politike të çështjes “Mziu”. “Entuziazmi i njerëzve liridashës i banorëve liridashës demokratë në shpirt, pavarësisht nëse kanë apo jo teserat e Partisë Demokratike këtu në Bashkinë e Kamzës.
Dua të theksoj se Partia Demokratike nuk ka ushtruar dhe nuk ushtron asnjë lloj presioni politik as në rastin e Xhelal Mziut dhe asnjë rast tjetër, por Partia Demokratike nuk mund të mos denoncojë dhe do të denoncojë me forcë dhe do të dënojë me forcë sa herë që të jetë rasti, presionet politike për të nënshtruar këta qytetarë të Republikës së Shqipërisë ndaj proceseve antiligjore në kundërshtim të plotë me ligjet e vendit dhe me garancitë kushtetuese të të drejtave të njeriut. Partia Demokratike disponon të dhëna të plota dhe të pakundërshtueshme për thellësi të zeza të implikimeve mafiozo-politike në rastin e Xhelal Mziut”, theksoi Basha në daljen e tij para mediave duke lënë të kuptohet se punën e prokurorisë e ka bërë Partia Demokratike e cila ka zbuluar se padia penale ndaj kreut të PD-së në Kamëz është e implikuar me mafiozo-politikën.
Problematika
Por krahas kësaj, ekziston edhe një problematikë nga deklaratat e bërë nga eksponetët e Partisë Demokratike. Bashkimi Europian ka theksuar disa herë se personat e implikuar në rastet e korrupsionit duhet të vendosen para drejtësisë, gjë kjo që është vënë si prioritet shtesë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Kësisoj, PD-ja duket se e shpalli vetë vendimin për lirimin e Xhelal Mziut duke e shpallur atë të pafajshëm dhe në këtë mënyrë, anashkaloi vendimin e gjykatës i cili theksonte një gjë tjetër. Kryetari i PD Kamëz vijon që të mbetet i akuzuar nga prokuroria për shkelje flagrante të ligjit duke ushtruar korrupsion, pavarësisht se gjykata theksoi se Xhelal Mziut iu ul vetëm masa e sigurisë. Kështu nga hovacionet e mëdha që lëshuan anëtarët e PD-së me daljen nga qelia e paraburgimit të anëtarit të tyre, duket se tregojnë se janë kundër një shteti i cili mund të padis individ për shkelje të ligjit.
Kjo gjë është dalluar edhe pak dit më parë kur vetë deputetët e kësaj force politike kërcënuan qeverinë dhe organet e drejtësisë duke theksuar se Mziu është arrestuar politikisht dhe për këtë, ata që e kanë bërë do të digjeshin në zjar pasi sipas tyre, gjykata, prokuroria apo ndonjë insitucion tjetër po loz me zjarrin. Pra në këtë mënyrë, Partia Demokratike duket e vendosur që nga rradhët e saj të mos arrestohet as një individ kur është i hetuar nga prokuroria për shkelje të rëndë të ligjit, ashtu si në rastin e Xhelal Mziut duke lënë të kutphet për organet e drejtësisë, çdo drejtues i çdo institucioni i cili vjen nga rradhët e Partisë Demokratike është i pa prekshëm nga ana e insitucioneve të drejtësisë, qoftë Policia e Shtetit e cila varet nga ekzekutivit, qoftë Prokuroria e Gjykata të cilat janë insitucione të pavarura.
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com