Demokratët e Durrësit propozojnë Igli Carën mbështetësin e Olldashit, si kandidat për deputet 

Demokratët e Durrësit propozojnë Igli Carën mbështetësin e Olldashit, si kandidat për deputet 

Igli Cara

Report TV mëson se demokratët e PD-së Durrës kanë propozuar plot 340 emra si kandidatë të mundshëm për deputet, ku ajo që bien në sy është dhe emri i një prej anëtarëve të vjetër të PD-së Durrës, Igli Cara. Cara ka drejtuar degën PD në Durrës dhe fitoi zgjedhjet në 2009, por i humbi ato në vitin 2013, ku dhe pati një ftohje të marrëdhënieve me PD, pasi ai ishte dhe mbështetësi dhe pejsë e grupit të Sokol Olldashit. Sipas burimeve për Report TV emri i Igli Carës po lakohet së bashku me atë të Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit.

Mes të propozuarve është edhe Armand Teliti, i cili pati kryesuar PD në fitoren e vitit 2005 por humbi kur  konkurroi në vitin 2007 për kreun e bashkisë së Durrësit.

Emra të tjerë të propozuar nga baza e PD në Durrrës për kandidatë për deputet  janë edhe ato të Arlind Boshkut,nënkryetar i PD dega Durrës,Oerd Bylykbashit,Dejana Burgisë etj të cilët kanë mbajtur dhe mbajnë pozicione kyçe në PD.

Të gjithë këto emra do të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, dhe më pas do të bëhet përzgjedhja e tyre nga Komisioni i vlerësimit të Kandidaturave që pritet të ngrihet, me drejtues Genc Rulin, teksa një nga anëtarët pritet që të jetë Besnik Mustafajn dhe një përfaqësues nga aleanca për mbrojtjen e teatrit, kauzë e mbështetur nga PD-ja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë