Në protestën e djeshme të thirrur nga Partia Demokratike përpara kryeministrisë, nuk kanë munguar as çudirat nga militantët demokratë. Pasi u morën me kryeministrin Edi Rama, një prej protestuesëve “i tregoi vendin” dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
I pashqetësuar nga foltorja, militanti tha se dhëndri i Trump, Jared Kushner është një serb i blerë nga Edi Rama. Protestuesi në retorikën e vet jo vetëm që u lejua ta përmbyllte pa u shqetësuar fjalën, por edhe u aprovua në heshtje nga udhëheqësia e PD e pranishme në protestë, duke mos bërë asnjë distancim prej deklaratës së pazakontë.
Ndërkohë në kohën kur në SHBA mbaheshin zgjedhjet për president, Berisha dhe demokratët ishin plot shpresë se ardhja e tij në krye të Amerikës, do të motivonte dhe shqiptarët për të rikthyer Berishën në krye të vendit. Ndërkohë sot, sipas demokratëve, familjarët e Trump janë të blerë nga Rama.
Komente











Per ate pune Jaredi eshte dylber hebre qe i pelqen te gjitha ngjyrat e ylberit, po thuaj tani u kujtuat juve, qe paguat 6 mil euro e sju zgjidhen gje?
Përgjigju