Demokratët shtrijnë duart në 'perandorinë' e Trump. Kërkohen prova të shkeljes së Dispozitave kundër Korrupsionit (VIDEO)

Një grup prej më shumë se 200 deputetësh demokratë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara deklaruan dje se po përdorin procedurat gjyqësore për të kërkuar dokumente nga aktivitetet tregëtare si dhe në perandorinë e pasurive të patundshme të presidentit Donald Trump, me shpresën se aty do të gjenin prova të shkeljes së Dispozitave kundër Korrupsionit.

"Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, të parandalojmë vendosjen nga ana e Trump, të një tabele me mbishkrimin “Shitet” në derën e zyrës ovale në Shtepinë e Bardhë”, tha Richard Blumenthal, senator nga Konektikat dhe kryeprokurori i çështjes.

Blumenthal shtoi se demokratët po kërkojnë dokumenta të cilat “do të mund ta vënë presidentin me shpatulla pas murrit duke mos i shpëtuar përgjegjësisë së tij kushtetuese".

Presidenti Trump veç se është një operator i fuqishëm në tregun e pasurive të patundshme, ai mban nën kontroll edhe pasurinë e fëmijëve të tij, por sipas demokratëve, kjo për të nuk do të ishte një mbrojtje e mjaftueshme

Kjo është hera e dytë që demokratët ngrejnë padi ndaj Trump, me akuzën e përfitimit nga ana e tij në mënyrë të paligjshme pasuri nga pagesa të huaja.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes