E ndërsa opozita vazhdon protestën prej rreth 50 ditësh, duket se edhe demokratët janë lodhur nga strategjia e PD, teksa sulmojnë Berishës dhe qëndrimin e tij.
 
Në faqen e ish-kryeministrit në Facebook, ndjekësit online i kërkojnë Berishës që t'i thërrasë mendjes, pasi sipas tyre u bë gazi i botës.
 
Thirri mendjes dhe futuni në Parlament” shkruan një qytetar. Një tjetër i thotë që “Jep dorëheqjen të bëjmë zgjedhje, nuk e kuptoj si kërkesë. Na bëtë gazi i botës”. Ndërsa një tjetër qytetar i irrituar i drejtohet ish-kryeministrit "Le nom plakush".
 
Opozita kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.

berisha


Reagimet ne faqen e Berishës


dy.b/shqiptarja.com