TIRANE- Pjesëmarrja e ADK në Qeveri do mirëpritej nga demokristianët e Parlamentit Europian. Kryesia e ADK e kryetari Zef Bushati pritën Deputetin e Parlamentit Europian Aldo Patriciello. Bushati e njohu me arritjet qe ADK ka patur brenda periudhës tre vjeçare. “ADK është anëtare e maxhorancës qeverisëse në koalicionin “ASHI” dhe se deri në këto momente është jashtë ekzekutivit, por duke pritur me durim e qetësi që Kryeministri Rama që është dhe kreu i koalicionit e kryetar i PS, do t’i ftojë në bisedime për të rënë dakord rreth nivelit të përfshirjes në qeverisje, nëpërmjet pushtetit ekzekutiv”, tha Bushati.
Ai nënvizoi se ky është një obligim që duhet të vijë nga realizimi i marrëveshjes së firmosur nga ADK e PS para zgjedhjeve më 24 prill 2013. Sipas tij, ADK është e vetmja parti e djathtë e qendrës në këtë koalicion të majtë, pas 23 vitesh. Patriciello vlerësoi punën e kontributin e madh të ADK në progresin e Shqipërise si e në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. “Pjesëmarrja e ADK në qeverinë “Rama” është një vlerë e rëndësishme që do mirëpritej nga gjithë partitë demokristiane të PE që përbëjnë maxhorancen e tij”, tha Patricello. Që i shoqëruar nga Bushati ka zhvilluar takime me Ramën, Metën dhe ministrin e energjisë Gjiknuri.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com