PRISHTINË, 19 Dhjetor /ATSH/.-Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në ambientet e ministrisë priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ministri Demolli, sipas zyrës së tij, duke falënderuar ambasadorin Minxhozi për vizitën, theksoi se edhe gjatë mandatit të tij MFSK do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Shqipërisë, përkatësisht midis ministrive përkatëse si dhe në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ambasadori Minxhozi e uroi Demollin për emërimin e tij dhe u zotua që bashkëpunimi në mes të dy shteteve dhe posaçërisht në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe MFSK-së, do të vazhdojë duke gjetur fusha të thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Kjo ishte vizita e parë e ambasadorit Minxhozi pas emërimit të Demollit ministër për Forcën e Sigurisë së Kosovës./b.j/












