BURREL- 15 anëtarët e familjes Katuci në Gurrë të Matit kanë tentuar mëngjesin e sotëm të hyjnë në grevë urie por nuk janë lejuar nga kreu i komunës. Vendimi ekstrem për tu ngujuar në grevë urie të gjithë anëtarët e familjes së Avdulla Katucit, 78 vjec, erdhi si pasojë e faktit se nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me kërkesën e kësaj familje për dëmshpërblim pas akuzave të Dik Marti. 

Familja Katuci në Gurrë të Matit ka kërkuar dëmshpërblim pas akuzave të ish-senatorit Dick Marty për transplant organesh njerëzore në atë që quhet “Shtëpinë e Verdhë".
Dik Marty është paditur në Gjykatën e Tiranes për dëm moral nga të zotët e asaj që quhet “Shtëpia e verdhë”. Familjarët kërkojnë në padinë e tyre që raportuesi i Këshillit të Europës të paguajë një shumë prej 10 milion lekësh si dhe të përgënjështrojë raportin, i cili bën objekt hetimi shtëpinë e tyre për transplant organesh të ushtarëve serbë nga ana e ish- ushtarëve të UCK-së.
Kreu i komunës Gurrë, Mustafa Celami, u është drejtuar me një deklaratë-protestë Këshillit të Euopës, Parlamentit Europian, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe Parlamentit të Shqipërisë, duke kërkuar dëmshpërblimin ndaj kësja familje, pasi ëshët akuzuar padrejtësisht.

Eurodeputeti Dick Marty ka deklaruar se ka kryer një hetim dy vjecar në lidhje me krimin e organizuar në Kosovës pasi Këshilli Europian mandatoi atë për të hetuar pretendimet për trafikun e organeve nga ana e UCK-së pas mbarimit të luftës me Serbinë, në vitin 1999. Raporti i hartuar nga raportuesi i të drejtave të njeriut Dick Marti konstatoi se godina e njohur si Shtëpia e Verdhë, është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë Krujë. 
(jd/shqiptarja.com)