Dëmshpërblimi/Ja emrat e 162 
pronarëve që marrin 5 milionë €

Agjencia e Trajtimit të Pronës njoftoi se dje ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të 118 pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që deri më tani përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, si dhe i 44 ish-pronarëve që përfitojnë kthim fizik apo kompensim financiar.

Tokat e zëna
Për 118 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për 8 kërkesa të depozituar në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i katërt dhe i pestë (në total 23% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 266.370.603,78 lekë. Shifra është afërsisht e barabartë me sasinë e valutës prej 2 milionë eurosh.

Kthim e kompensim prone
ATP njofton se, nga ana tjetër, ka përfunduar edhe shqyrtimin e 44 aplikimeve të tjera, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. 5 aplikime përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së. 36 aplikime përfitojnë kompensim financiar. Në total, vlera e fondit financiar të shpërndarë është 408.097.446 lekë (3 milionë euro). Kurse sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 105.910 m2.

Të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen