Ivan Balliu sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur aventurën me kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi 34-vjeçar, siç zbulon ‘Report TV’, ka kërkuar nga Shqipëria që mos e llogarisë në të ardhmen e afërt.

Balliu edhe për shkak të moshës nuk po kalon një formë të mirë fizike. Fillimisht ai njoftoi Maran në fund të muajt maj se po mendonte tërheqjen nga kombëtarja, por emri i mbrojtësit u shfaq në listën e muajit shtator për Ligën e Kombeve megjithëse nuk u paraqit kurrë në grumbullim. Shkak u bë një dëmtim dhe për këtë Balliu paraqiti në kombëtare të gjithë testet e nevojshme.

Mirëpo në prag të grumbullimit të ri të kombëtares, që do të nisë të hënën e 9 nëntorit për Ligën e Kombeve, Ivan Balliu nuk është i thirrur. Në një diskutim që ka patur me trajnerin Maran, mbrojtësi është shprehur se ka shqetësimë fizike dhe se nuk mund ti përballojë aktualisht impenjimet me skuadrën e Rayo Vallecano-s dhe kombëtaren. Për këtë arsye ai nuk do vishet kuqezi.

Megjithatë nuk mund të thuhet përfundimisht se Balliu e ka mbyllur me kombëtaren. Edhe pse shumë e vogël, ekziston mundësia që mbrojtësi të jetë pjesë e kuqezinjve në vijim.