Dëmtimi i argjinaturave në Shkodër, rrezik për përmbytje, Administratori i Dajçit: Asnjë ndërhyrje

Qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë qindarkë për investime në argjinatura mbrojtëse për të shmangur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Dajçit.

Një fakt i tillë është pohuar edhe nga Kryetari i Njësisë Administrative në Dajç, Gjovalin Darragjati, i cili në një intervistë për Report TV ka thënë se përveç ndërhyrjeve që janë bërë gjatë situatës emergjnete, më pas askush nuk është kujtuar për sistemimin e argjinaturave. Përballë një situate të tillë, Dajçi rrezikohet sërish të përmbytet edhe gjatë këtij dimri.

Deri në këtë moment që flasim vetëm është projektuar argjinatura e fshatit, por nuk është investuar. Mbetet shumë problematike në fshatin Darragjat, Dajç dhe Belaj, në të cilët erozioni ka ndërhyrë deri në trupin e argjinturave.

Gjovalin Darragjati, Kryetar Njësia Administrative Dajç

Ndër të tjera, Daragjati është shprehur se buxheti i Bashkisë së Shkodrës nuk i përballon dot ndëhyrjet në këto vepra mbrojtëse, pasi janë të kushtueshme.

Ne kemi 18 km argjianturë dhe pse nuk kanë asnjë fond, pavarësisht se kam bërë disa herë kërkesa që të ketë një fond të caktuar për mirëmbajtjen dhe rishikimin e gjendjes së saj në mënyrë të vazhdueshme. Mirëpo deri tani nuk kemi një fond të caktuar për mirëmbjatjen e këtyre veprave të artit , sepse janë shumë të rëndësishme, të cilat rrezikojnë qoftë banesat apo jetën e njerëzve kur përmasat e ujit shkojnë në nivele të larta.

Gjovalin Darragjati, Kryetar Njësia Administrative Dajç

Gjatë muajit Mars të vitit 2018, zona e Dajçit dhe një pjesë e nënshkodrës u përfshinë nga përmybtje masive, për shkak të rrijtes se nivelit të lumit Buna. Ndërkohë që përmbyjtet nxorrën në pah problemet me argjinaturat mbrotjëse. Vetëm në njësinë Administrative të Dajçit, janë rreth 18 km argjinaturë, e cila në disa pjesë të saj nuk përballon rritjen e nivelit të ujit ç’ka sjell përmbytjen e zonës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 03/09/2018 19:56

    Kerkoja Voltanes se dajci eshte nen administrimin e bashkis Shkoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë