Dëmtimi i Rei Manajt, Panucci merr sulmuesin që luan në Skoci për dy ndeshjet e radhës

Dëmtimi i Rei Manajt, Panucci merr sulmuesin që luan në Skoci për dy ndeshjet e radhës

Futbollisti Egli Kaja

Lista me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares ka pësuar një sërë ndryshimesh që pas shpalljes së saj. Së fundmi me kuqezinjtë që sot do të stërviten për herë të parë së bashku do të bashkohet sulmuesi i ri Egli Kaja.

Ky i fundit ka marrë vendin e Rei Manajt që për shkak dëmtimi do të humbasë si ndeshjen me Skocinë ashtu edhe atë me Uellsin. Kaja është pjesë e Livingston në Skoci.

Më parë trajneri Panucci tentoi të afronte sulmuesin Florion Durmishaj që luan në Greqi, por ky i fundit i penguar nga vendi fqinj. Kujtojmë se Greqia kërkon ta bindë Durmishaj të luaj për helenët pasi sulmuesi i ri ende zyrtarisht nuk ka zgjedhur se kë do të përfaqësojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës