Dëmtimi i rrugës dhe urës që lidh 10 fshatra me qytetin e Fierit, banorët: Rrezikohen jetë njerëzish, një dridhje timoni i hedh fëmijët në kanal

Banorët e fshatrave të bashkisë Patos por edhe të Roskovecit për të shkuar në Fier u duhet të kalojne në nje aks rrugor problematik. Në disa segmente të kësaj rruge siç shikohet edhe nga pamjet asfalti i rrugës ka marrë plasaritje madje në disa vende është çarë duke shkaktuar edhe shembje gjë që ka sjellë vështirësi në lëvizjen e qindra automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë.

Një prej fermerëve që ka tokat e tij anës së kësaj rruge thotë se kjo rrugë është tepër e rrezikshme për makinat dhe autobuzat plot me nxënës që kalojnë aty. Mes të tjerash, ai ngriti edhe problemin e urës që lidh 10 fshatra me qytetin e Fierit, duke shtuar se që prej se ishte ndërtuar rreth vitit 1962, nuk ishte bërë asnjë investim, duke sjellë dëmtim të infrastrukturës.

“Shiko si është rruga tani, një dridhje timoni, i hedh fëmijët në kanal. Merr jetë njerëzish. Ka tre vite kjo gjendje por këtë vit mendoj se është rënduar shumë. Është rrezik se mund të jetë autobuzi me dhjetëra nxënës brenda dhe bie në kanal për shkak të bazamentit të dobët të urës. Që kur është bërë nga ’62-shi nuk është vënë dorë më mbi të”- u shpreh një prej banorëve.

Bazamentet e saj dëmtuar deri në pikën ku duken edhe hekurat që mbajnë bazën, të cilat  rrezikojnë shembjen. Ura ka mare perkulje ne disa vende. Ndërsa përfaqësues të bashkisë së Fierit dhe Patosit shprehen se rikonstruksioni i rrugës nuk varej prej tyre dhe se ishte nën përgjegjësinë e drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën