Pasditen e kësaj të diele disa persona kanë thyer derën e ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja në Kavajë.

Pas njoftimit nga anëtarët e KZAZ-së, policia ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka kostatuar se dera është thyer nga disa të mitur.

‘Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën “26 Marsi”, shkollë aktualisht jashtë funksionit.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës pasditeve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.’- thuhet në njoftimin e policisë.