Dëmtohet në kokë gjatë lojës, FA i shpëtojnë jetën 5-vjeçarit në Peshkopi

Dëmtohet në kokë gjatë lojës, FA i shpëtojnë jetën 5-vjeçarit në Peshkopi

Momenti kur Fa marrin fëmijën e dëmtuar

Forcat e Armatosura i kanë shpëtuar jetën një vogëlushi 5-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime në kokë, teksa ka qenë duke luajtur me shokët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku falë ndërhyrjes së menjëhershme të FA vogëlushi është sjellë me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen ka ndërhyrë dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka falënderuar FA, si dhe i ka uruar shërim të shpejtë fëmijës.

Heronjtë e ajrit i erdhën në ndihmë vogëlushit 5 vjeçar nga Peshkopia, i cili gjatë lojës pësoi dëmtime në kokë. Në pak minuta, fëmija dhe prindërit e tij u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërim të shpejtë vogëlush! Mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin që pilotët dhe çdo efektiv i Forcave të Armatosura tregojnë gjatë misionit të tyre!

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes


(Reagimi i ministres Xhaçka)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 16/05/2018 20:29

    Brravo! per kto njërz ka nevoj shqipria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë