Dëmtohet pasi u rikonstruktua 
hamami në kalanë e Krujës/ Video

Dëmtohet pasi u rikonstruktua <br />hamami në kalanë e Krujës/ Video
Vetëm tete muaj pas përfundimit të rikonstruksionit nga Ministria e Kultures hamami në kalanë e Krujës, u rikthye sërish në gjendje e mëparshme. Më nisjen e reshjeve, uji depërtoi brenda duke e nxjerre jashtë funksionit.

Për të bllokuar futjen e ujërave te shiut ne ambientet e hamamit u gjet nje zgjidhje qesharake, çatitë me tjegulla u mbuluan me plastmas, duke shumëzuar me zero milionat e investuara. Hasan Stafa drejtor i zyres se ankesave te konsumatoreve te Shqiperise shprehet se përtej muaj këto ambiente janë mbyllur për shkak të problemeve. 

hamami krujes

“Fatkeqësisht po shofim që sot gjysma e Hamamit të Krujës është mbuluar me plasmas dhe pikërisht atëherë kur duhet të jetë në kulimin e vet, në kulmin e pritjes së vizitorëve dhe të asaj lakmie për të parë diçka kulturore dhe arkeologjike të historise së mëparshme ndërsa sot po ta shohim pra nuk është ajo që presin vizitorët. Restaurimi ishtë një gjë shumë e mirë por do të thotë që nuk është bërë një punë konkretë, do të thotë që është abuzuar.”-tha Stafa
 

hamami krujes

Edhe gjatë punimeve për rikonstruksionin e këtyre ambienteve kishte debate të shumta për humbjen e origjinalitetit. Sipas ministrisë, ky investim do ta kthente këtë sipërfaqe të rikonstruktuar në destinacionin e shumë turistëve, por kjo gjë nuk ndodhi.

hamami krujes

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese