Dëmtuan mjedisin, nën hetim disa operatorë turistikë! Apeli i Policisë së Vlorës: Mos hidhni inerte vend e pavend, do penalizoheni

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ka ndaluar dhe proceduar penalisht disa persona të përfshirë në krime mjedisore dhe dëmtim të pronës publike.

Përmes një komunikimi për media Drejtori i Policisë Ermal Muçaj iu bën thirrje operatorëve turistikë që të respektojnë rregullat dhe të mos i hedhin inertet apo mbeturinat në rrugë ndërsa i paralajmëron se në rast neglizhence, do të përgjigjen ligjërisht.

"Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, falë dhe mbështetjes së qytetarëve, ditët e fundit ka nisur kontrolle, të vijës bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore, kryesisht ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare. Nga kontrollet kemi konstatuar se shumë operatorë turistikë kanë filluar të bëjnë gati ambientet për pritjen e  pushuesve gjatë sezonit veror dhe gjatë punës kanë ndotur mjedisin, duke hedhur inertet në rrugë dhe në hapësira publike dhe jo në vendet e përcaktuara për këtë qëllim", tha ai.

"Siç po e shikoni kemi proceduar penalisht disa shtetas në lidhje me këtë vepër penale dhe përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje operatorëve turistikë dhe banorëve të zonave bregdetare, të mos ndotin mjedisin, duke hedhur inertet e mbeturinat në rrugë dhe të mos kryejnë ndërtime, pa leje pasi do përgjigjen ligjërisht. Ftoj qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit dhe të çdo paligjshmërie tjetër, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e ligjor,  pasi bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient sa më mikpritës për turistët dhe vizitorët", shtoi më tej Muçaj.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhermi: 08/04/2024 00:27

    O gogol po ata policat e rajoneve apo kryetaret e rajoneve per cfar paguhen nga taksat e qytetarve?! Ti thua denonconi ,kur dihet boterisht qe 99% e policave jane te lidhur me bandat dhe krimin dhe I nxjerrin ne shesh ata qe denoncojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër