Denada Prifti, e preferuara e
mazhorancës në krye të BSH

Denada Prifti, e preferuara e<br />mazhorancës në krye të BSH
TIRANE- Tanimë nuk është për askënd sekret fakti se për kreun e qeverisë Edi Rama nuk ka kandidaturë më të preferuar në krye të bankës qendrore se Denada Prifti. Këtë ai e ka shprehur që në fillim të këtij muaji, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku kërkoi edhe mbështetjen e kandidaturës së saj për në BSH. Kryeministri ka bërë një prezantim para deputetëve të tij të CV-së së Denada Priftit, duke vlerësuar eksperiencën dhe formimin e saj jashtë vendit. Burime nga PS thanë se Rama vlerësoi karrierën e Priftit në Gjermani, duke theksuar se kandidatura e saj plotëson të gjitha kërkesat e bëra publike nga mazhoranca për Bankën e Shqipërisë.

Denada Prifti vjen nga një eksperiencë e gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare. Pjesën më të madhe të karrierës së saj Prifti e ka zhvilluar në Gjermani, në organizata financiare serioze, ndërkohë që për një kohë shumë të gjatë ajo ka qenë edhe në sektorin bankar.

Ndërkohë, ka lindur një ngërç ligjor lidhur me atë se kush e propozon guvernatorin. Sipas PS, presidenti nuk mund të japë një emër jashtë Këshillit Mbikëqyrës, por faktikisht ai e ka bërë këtë tash,ë duke propozuar Gent Sejkon. 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj