Qeveria ka miratuar emrin e Denada Priftit si anëtare për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama është vendosur që emri i Denada Priftit t’i prezantohet Kuvendit si anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Tani pas seancave dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, do të jenë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që do të japin vendimin përfundimtar për Denada Priftit.
Karriera
Denada Prifti vjen nga një eksperiencë e gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare. Pjesën më të madhe të karrierës së saj Prifti e ka zhvilluar në Gjermani, në organizata financiare serioze, ndërkohë që për një kohë shumë të gjatë ajo ka qenë edhe në sektorin bankar.
Kandidatura e qeverisë dhe ajo që do të vijë nga Kuvendi, plotësojnë dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ndërsa i treti do të emërohet në fund, nga vetë anëtarët e tij për të plotësuar në këtë mënyrë të gjitha vendet vakante në këtë Këshill Mbikqyrës.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO