Denaj paralajmërim për pronarët e hoteleve me 4 yje: Mos përfitoni nga lehtësimi fiksal, lëshoni kuponet tatimore

DURRËS- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në vijim të zbatimit të Planit Operacional Anti – Informalitet zhvilloi një inspektim në zonën bregdetare të Durrësit nga Currilat në Golem. Denaj vijoi thirrje në drejtim të bizneseve, që të deklarojn fitimet dhe të lëshojnë kuponin tatimor, duke rikujtuar se TVSH për hotelet me katër yje është ulur me 6%.

“Në konstatimet e bllokimeve për kupon tatimor, për mosdeklarim të çmimit real të dhomës së hotelit, mospublikimin e çmimeve, sidomos në hotele me katër yje, duhet të kuptojmë drejt që qeveria shqiptare ka bërë përpjekje të mëdhaja për të stimuluar turizmin. Është ulur në 6% TVSH-ja për këto hotele, që sigurisht ftojnë çdo ditë nëpërmjet shërbimit të tyre grupe turistësh si nga Shqipëria, ashtu edhe nga vende të tjera. Ne nuk mund të kërkojmë të përfitohet në aspekt të paligjshmërisë. Kështu që, ju lutemi përfitoni sa më shumë nga lehtësimi fiskal për reduktimin e TVSH-së, por deklaroni të plotë kuponin tatimor dhe çmimet”, tha ministrja Denaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dava Kurvash: 29/07/2019 07:01

    "Fshati Digjet , Fredi nga Kombinati Krrihet"!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne! Videot ishin postuar në një tjetër rrjet social

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne! Videot ishin postuar në një tjetër rrjet social