Denaj: Të angazhuar që me mbështetjen e arsimit professional, të rrisë nivelin e punësimit

Denaj: Të angazhuar që me mbështetjen e arsimit professional, të rrisë nivelin e punësimit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti në seancen plenare të rradhës, projektligjin "Për Miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për projektin "Aftësi për punë", Faza 2, 2019 – 2023.

Në fjalën e saj prezantuese Ministrja Denaj theksoi,  se dy mandatet e para të qeverisjes është bërë e mundur rritja me 32% e nxënësve që ndjekin arsimin profesional në 35 shkollat profesionale në vend. Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend teksa po diskutohej marrëveshja me Zvicrën për projektin “Aftësi për punë”, tha se po ashtu kemi nxitur edhe formimin profesional që i vjen në ndihmë tregut të punës.

“Integrimi në tregun e punës për personat që vijnë nga arsimi professional është 68.3%, nga 53% që është për ata që vijnë nga arsimi i përgjithshëm. Pra shanset për punësim janë më të larta, sepse edhe tregu i punës është i formatuar në këtë formë. Prandaj edhe programi “Aftësi për punë“ në fazën e tij të parë i ka ardhur në ndihmë pikërisht kësaj nevoje të tregut të punës dhe në fazën e dytë jemi duke e intensifikuar në një nivel më të lartë”, u shpreh ministrja.

Përfitues të fazës së parë të këtij programi, tha Denaj, janë 7100 nxënës dhe 1531 kursantë. Marrëveshja e cila u shqyrtua sot në Kuvend parashikon dhënien e një granti në vlerë 9.6 milionë franga nga qeveria zvicerane dhe 1 milionë franga për kontribut të palës shqiptare. Projekti do të mbështesë 11 ofrues në Shkodër, Tiranë, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Berat .

Fjala e plotë e Denajt:

Projektligji që kemi sot për miratim, është një projektligj që ndihmon pikërisht këtë objektiv. Jemi sot për të parë sesi faza e parë e kësaj marrëvëshje është konkluduar me disa rezultate që unë do ti them, por njëkohësisht jemi duke ratifikuar marrëveshjen me Konfederatën e Qeverisë Zviceriane për fazën e dytë, për programin  i cili lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me aftësinë për punë. Në dy mandatet e para kemi realizuar një rritje me mbi 32% të numrit të nxënësve në arsimin profesional në 35 shkollat tona të arsimit profesional nga veriu deri në jug të Shqipërisë dhe kemi nxitur po ashtu edhe formimin profesional që është një kurs formimi më afatshkurtër, por që i vjen shumë në ndihmë tregut të punës. Kemi përfshirë 26 drejtime mësimore, kemi përfshirë 26 drejtime mësimore, 87 profile profesionale kryesisht në ato sektorë që edhe tregu i punës ka më shumë nevojë. Konkretisht, hoteleri-turizëm, shkenca kompjuterike, shkenca mekanike, tekstile,etj.

Kemi realizuar diplomimin e mbi 100.000 të rinjve dhe të rejave të aftë për tregun e punës. Shkalla e punësimit të personave që vijnë nga shkollat profesionale është më e lartë se nga ata që vijnë nga gjimnazi. Për këtë më lejoni të them disa shifra,  të cilat konkretisht në raport me aftësinë për punë nga arsimi profesional është 68,3% nga 53% që është nga arsimi i përgjithshëm i gjimnazit. Pra, shanset për punësim janë më të larta sepse dhe tregu i punës është formatuar në këtë formë. Ndaj, edhe programi “Aftësi për punë” në fazën e tij të parë i ka ardhur në ndihmë pikërisht kësaj nevoje të tregut të punës. Në fazën e dytë, që sot kemi për shqyrtim, jemi duke e intensifikuar në një nivel akoma më të lartë.

Cilat janë disa nga arritjet e fazës së parë: -janë përfitues 7.100 nxënës dhe 1.531 kursantë,  por është e rëndësishme të theksoj se janë edhe ndërlidhja e arsimit profesional dhe formimit profesional me biznesin. Nëse kjo marrëveshje nuk shihet me një benefit për bizneset,  ku gati 730 kompani janë bërë pjesë e programit në fazën e tij të parë, atëhere do të thoshim që marrëdhënia nuk do të ishte me këtë efektivitet. 51% e të punësuarëve me arsim profesional hynë në punë që vitin e parë mbas përfundimit të arsimit. Vëmëndja e arsimit professional,  jo vetëm që është shtuar,  por do të intensifikohet edhe më shumë sepse efektiviteti i masave të marra është konkret.

-Paga mesatare e personave që vijnë mbas arsimit profesional është mesatarisht diku tek 430 dollarë dhe po flasim për një nivel më të lartë edhe sesa paga minimale. Çfarë kemi synuar konkretisht? Kemi synuar që me ligjin që ju të nderuar deputetë keni aprovuar në vitin 2019, të bashkojmë dhe të unifikojmë disa standarte brenda standarteve të BE-së, në raport me shkollat e arsimit profesional, nxitjen e punësimit në zyrat tona të punës duke krijuar Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe Agjensinë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional. Në këtë marrëveshje ne firmosim sot një marrëdhënie të re financiare e cila konsiston në 9.6 milionë franga zviceriane të ofruara në formë granti nga qeveria zviceriane dhe 1 milion franga zviceriane për kontribut të palës shqiptare. Zbatimi i këtij projekti do të përqendrohet në disa linja ndërhyrjeje kryesore:

Së pari do të zyrtarizojmë më tej marrëdhenien më punëdhënësit dhe mbi të gjitha me partnerët duke synuar intensifikimin e këtyre marrëdhënieve. Do të vijojmë marrëdhënien e mësimdhënies në një model sot bashkëkohor, ai që ndërlidh mësimdhënien akademike në sallë me atë që është në tregun e punës, një marrëdhënie dual mësimi. Do të nxiten dhe do të implementohen edhe mënyra të tjera të të nxënit, të cilat sot janë kthyer në një domosdoshmëri edhe për arsye të situatës post Covid-19. Synojmë që të kemi arritur standartet ndërkombëtare të mësimit profesional të cilat sigurisht edhe në Shqipëri nuk janë më një tabu. Projekti do të mbështesë kryesisht 11 ofrues në rrethet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Berat, Vlorë dhe Elbasan, përfshirë këtu partnerët aktualë të projektit si dhe partnerë të rinj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Berisha ‘non grata’ nga SHBA, kreu i SPAK: Sapo të kemi në dispozicion një material do nisim hetimet! Balla: Koha kur njerëzit e drejtësisë emëroheshin nga politika ka përfunduar


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë