Denaj: Të rrisim bashkëpunimin mes MFE dhe Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë

Denaj: Të rrisim bashkëpunimin mes MFE dhe Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë

Anila Denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, ku të pranishëm ishin drejtuesit e Dhomave në 12 qarqet e vendit si dhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave, Ines Mucostepa.

Zyra e shtypit e ministrisë së Ekonomisë dhe Financave njofton se gjatë këtij takimi u dakordësua për krijimin e një platforme komunikimi të strukturuar me Dhomat e Tregtisë, e cila do të konsistojë në takime periodike, me qëllim diskutimin dhe shkëmbimin e mendimeve apo propozimeve për çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik në sektorë të caktuar dhe në rajone të ndryshme të vendit, në nxitjen e punësimit dhe arsimit profesional, si dhe në potencialet për zhvillimin ekonomik në të ardhmen.

Denaj vlerësoi si mjaft të rëndësishëm intensifikimin e komunikimin me Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në mënyrë bashkëpunimi në të ardhmen të jetë më efikas.

“Zhvillimi ekonomik, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional janë shtyllat kryesore për të cilat të krijojmë një platformë komunikimi, e cila të na sjellë propozime konkrete se si i shihni ju. Është e nevojshme që këtë komunikim ta instensifikojmë për të parë se si realiteti mund të jetë më afër politikave qeverisëse”, u shpreh Denaj.

Projektligji i qeverisë për Fiskalizimin ishte një tjetër çështje e diskutuar në takim, ku Ministrja informoi mbi fazat në të cilat do të kalojë implementimi i reformës dhe objektivat e saj, reformë e cila lind edhe si nevojë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministrja shprehu angazhimin që procesi i informimit mbi Fiskalizimin do të vijojë në të gjitha fazat e implementimit, në mënyrë që biznesi të jetë sa më qartë dhe i informuar për të.

Gjatë takimit u soll në vëmendje edhe solidarizimi me banorët, familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti i ndodhur pak ditë më parë. Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Durrës janë angazhuar për të dhënë kontributin e tyre për të dëmtuarit. Ministrja Denaj tha ky solidarizim mund të mos jetë vetëm në aspektin financiar, pasi Dhomat e Tregtisë mund të luajnë një rol edhe sa i marrjes së

informacionit apo ankesave nga bizneset e dëmtuara, që më pas të shqyrtohen nga institucionet përkatëse.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)