Dënimet alternative, gjykatat i japin
8 herë më shumë se në vitin 2009
Gjykatat gjithnjë e më shumë po përdorin dënimet alternative për veprat penale të lehta. Krahasuar me vitin 2009, ato janë tetëfishuar.
TIRANË - Gjykatat gjithnjë e më shumë po përdorin dënimet alternative për veprat penale të lehta. Krahasuar me vitin 2009, ato janë tetëfishuar. Të dhënat u publikuan nga drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa gjatë diskutimit të projektligjit për Shërbimin e Provës në Komisionin e Sigurisë. Idlir Peçi zëvendës ministër i drejtësisë, tha se ata që janë pjesë e këtij shërbimi në 99% të rasteve nuk përsërisin më krime. “Shërbimi i provës shmang recidivizmin. Eksperienca tregon se kush kalon në shërbimin e provës nuk bie më në kthetrat e krimit. Nuk ka kosto financiare ky projektligj”, -tha zëvendësministri i Drejtësisë, Idlir Peci.
Deputeti socialist Pirro Lutaj u interesua për shpeshtinë e përdorjes së dënimeve alternative nga gjykatat: “Dënimet alternative a janë përdorur më shpesh në vitet e fundit?” Ilir Qafa, drejtor i këtij institucioni bëri me dije se krahasuar me 7 vjet më parë, gjykatat kanë rritur me më shumë se 8 herë numrin e dënimeve alternative. “Referuar statistikave tona nga 734 dënime alternative në vitin 2009 kanë arritur në 6 mijë në vitin 2015. Të miturit, të dhënat e vitit 2015 janë më të ulëta se në vitet pasardhëse. Gjykatat e kanë përdorur më shpesh dënimin alternativ”, -tha Qafa. Drejtori i Shërbimit të Provës, tha se ky ligj garanton mbikëqyrjen elektronike: “Duam të ruajmë ndryshimet e këtyre çështjeve teknologjike”.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani kërkoi informacion mbi numrin e përsëritësve të veprave penale pasi mbarojnë shërbimin e provës. “Na duhet kohë për shqyrtimin e ligjit. Janë trajtuar 20 mijë raste nga shërbimi i provës. Sa nga këta i janë rikthyer normalitetit e nuk kanë bërë krime? Sa janë të mitur?”-tha Dogjani. Sipas Peçit më pak se 1 % e personave rikthehen në vepra penale. “Nga 20 mijë raste, 0.98 % i janë kthyer recidivizmit. Kjo tregon se shërbimi i provës ka qenë i suksesshëm në moskthimin në precedentë penalë. 1200 të mitur janë në shërbimin e provës”-tha Peçi. I pyetur nga Dogjani se për çfarë veprash penale janë kryesisht përsëritësit, numri dy i drejtësisë ju përgjigj: “Për vepra penale të lehta, kryesisht si vjedhja apo armëmbajtje pa leje.”
Deputeti i opozitës, Alban Zeneli “provokoi” zëvendësministrin, duke e pyetur nëse ky draft ishte apo jo i konsultuar me kreun e qeverisë: “A jeni konsultuar me kryeministrin për këtë ligj? Bie ndesh me parimin e tij burg-burg-burg..” Në përgjigje Peçi tha se çdo projektligj vjen në parlament vetëm pas firmosjes nga kryeministri. Në përfundim projektligji u miratua nen për nen dhe në tërësi, teksa mbyllja u shoqërua me batuta. Flamur Noka i cili dukej se e kishte me nxitim si rrallë herë e kërkonte mbylljen e mbledhjes shpejt, mori një batutë nga Arben Çuko. “Ti e ke me nxitim. Nuk të intereson tani shërbimi i provës. Të interesonte vetëm kur ishte Arben Sefgjini”. Por deputeti demokrat nuk iku pa i dhënë përgjigje: “Do ta bëj përsëri drejtor Sefgjinin kur të bëhem ministër”. Socialistët ja kthyen me të qeshur, duke i thënë se derisa Noka të bëhet prapë ministër i brendshëm, Sefgjini do të ketë dalë në pension.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë
26 Janar, 07:43
-
Greqia nderon Anastasin, sot shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës, merr pjesë dhe kryeministri Mitsotakis
26 Janar, 07:27
-
Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot
26 Janar, 07:21
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30