Dënimi i ish komandantit të UÇK Salih Mustafa, ende asnjë fjalë nga Presidentja Vjosa Osmani! Reagimet e drejtuesve të shtetit dhe politikës

Dënimi i ish komandantit të UÇK Salih Mustafa, ende asnjë fjalë nga Presidentja Vjosa Osmani! Reagimet e drejtuesve të shtetit dhe politikës

Salih Mustafa

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ditën e djeshme mbajtën seancën përfundimtare rreth akuzës së Salih Mustafës, i njohur si “Komandant Cali”. I shpallur fajtor në tri pika të aktakuzës, Mustafa u dënua me 26 vite burg. Dënimi ndaj Mustafës, i shpallur fajtor “në emër të Kosovës” tronditi opinionin publik në Kosovë dhe nxiti shumë reagime. Madje, shumë qytetarë kanë nisur një fushatë “jo në emrin tim”. Reagime pati edhe nga krerët institucional dhe krerë të partive politike.

Mirëpo, ajo që ka heshtur deri më tani është Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Komandantja e Përgjithshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani. Deri më tani, në llogaritë e rrjeteve sociale, presidentja e Kosovës nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale.

Megjithatë, në kohën sa ishte deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Osmani ishte pro votimit të kësaj gjykate. Osmani thoshte në atë kohë se me votimin e Speciales Kosova merr përgjegjësi shtetërore dhe parandalohet një e keqe që po i kanoset Kosovës, siç thoshte Osmani në vitin 2015 në një fjalim parlamentar.

“Kemi paralajmërime shumë serioze dhe deklarime edhe prej disa zyrtarëve shumë të lartë të Departamentit të Shtetit… të cilët kanë thënë qartë se nëse Rusia apo kushdo tjetër inicion një rezolutë për themelimin e një Gjykate Speciale, ShBA-të nuk do të përdorin veton”, thoshte Osmani.

Osmani thoshte se vota pro themelimit të Kosovës ishte me vullnet të saj dhe pa asnjë presion.

“Dua të sigurojë qytetarët e Kosovës që njësoj si çdo vendim tjetër që e kam marrë gjatë tërë mandatit si përfaqësuese e tyre, se edhe ky vendim i imi sot nuk është bërë dhe kurrë nuk do të ndodhë të bëhet nën presion e as në orientimin e askujt, por me bindje të plotë”, thoshte Osmani në seancën parlamentare të 26 qershorit të vitit 2015.

I “revoltuar” me heshtjen e Osmanit ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku, i cili ka vlerëson deklaratën e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështje, mirëpo ka reaguar ndaj mosreagimit të presidentes Vjosa Osmani.

“Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet! Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani. Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?”, pyet Lushtaku, duke kërkuar nga Osmani të shprehet.

Për mosreagimin e Osmanit ka reaguar edhe deputeti tjetër i PDK-së, Ardian Kastrati, i cili ka kritikuar atë që s’përmendi UÇK-në dhe ish-krerët e saj që po mbahen në Hagë. Kastrati ka thënë se dikush duhet të i tregojë Osmanit që të mos vazhdojmë me këto inate kundrejt pjestarëve të UÇK-së.

“Ama dikush më i pjekur në rrethin e saj duhet ta këshilloj se pezmi te ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre po rritet shumë. Nëse vazhdon me këto fjalime ajo mund të nxis konfikte serioze mes shqiptarëve me pasoja të pallogaritshme. Kjo këshillë e përkthyer në rezultat do ti bënte mirë Vjosa Osmanit, shoqërisë e krejt vendit”, shkroi ai në Facebook.

As edhe një fjalë të vetme deri për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale nuk e kanë thënë edhe kryetarët e Partisë Guxo, parti e themeluar nga Vjosa Osmani e cila kryesonte listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Kryetarët e Guxos, Donika Gërvalla dhe Faton Peci nuk kanë janë deklaruar me ndonjë qëndrim rreth dënimit të Salih Mustafës. Mirëpo, i heshtur deri më tani ka qenë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vendimin e Speciales për dënimin prej 26 vitesh burgim për Salih Mustafën. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Kurti ka thënë se ky vendim ishte indinjues. Tutje, ai tha se gjithmonë do të jemi solidarë me UÇK-në, sot e përgjithmonë.

"Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh", thuhet në shkrimet e Kurtit ndër tjerash.

Kurse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare. Ai tha se dënimi i sotëm i Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”. Këto fjalë të Salih Mustafës – Calit para trupit gjykues janë fjalët e secilit prej nesh që kemi përjetuar pushtimin e egër të Serbisë. Janë realiteti i historisë së Kosovës, të cilën asnjë përpjekje nuk mund ta ndryshoj e ta rishkruaj. Mbi një shekull pushtim, dhunë, agresion e mohim i çdo të drejte njerëzore, të përjetuara nga dhjetëra breza të popullit tonë, që kulmuan me gjenocidin e viteve 1998-1999, kanë qenë çmimi i lirisë që e kemi sot. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar kreu opozitar, duke shpresuar që ky vendim do të korrigjohet në shkallën e dytë.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, ish-kryeminsitër e ish-komandant i UÇK-së, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës nga ana e Gjykatës Speciale me 26 vjet burg. Haradinaj ka shkruar se beson “fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së”.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!” – shkroi Haradinaj.

Marrë nga Nacionale

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Beqaj me pranga në duar në Kuvend, Klosi: PD s’kishte interes ta lejonte të dëshmonte

Beqaj me pranga në duar në Kuvend, Klosi: PD s’kishte interes ta lejonte të dëshmonte