Protestat kundër dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes në Kosovë. Pasi u shpërndanë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, një pjesë e protestuesve u zhvendosën sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës. Si pasojë, një pjesë e vogël e çatisë mori flakë. Në zonë u shtua prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Policia shoqëroi dy protestues. Njëri prej tyre u la i lirë, ndërsa tjetri vijon të mbahet në qeli.


Lajmi kryesor:

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel! Protesta deri vonë në Prishtinë (VIDEO)