Dënimi i mjekëve/ Prokuroria kundër ndryshimit të Kodit Penal: Të jetë termi pakujdesi jo 'neglizhencë'!

Prokuroria kundërshton ndryshimet ligjore në kodin penal sa i përket mjekimeve të pakujdesshme nga ana e mjekëve, për heqjen e termit gabim mjekësor dhe zëvendësimit me termin neglizhencë. Në komisionin e shëndetësisë të zhvilluar ditën e sotme, prokurori Kujtim Luli propozoi që të mos përdoret termi "neglizhencë".

“Fjala neglizhencë në doktrinën e të drejtës penale është një fjalë e huazuar dhe prandaj dhe përkthehet pakujdesi kështu që duhet shënuar ashtu siç e kërkon teknika legjislative e kodit penal”, tha Luli.

Ndërsa mjekët i qëndruan propozimit të tyre për shfuqizimin e dënimeve penale për mjekët. Ndër të tjera kërkuan që mjekët të mos arrestohen menjëherë, pa u bërë hetimet paraprakisht.

 “Ose ne të biem dakord që ta lëmë këtë nenin si pakujdesi, dhe të ulim masën e dënimit ose përndryshe t'i heqim fare nenet përkatës edhe mjekët të gjykohen sipas kodit penal. Mjekët do ikin nga spitali dhe përfundojnë si mjekë lagjesh", u shpreh Enver Roshi.

Deri më sot mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun deri në 5 vite burg. Gjithashtu ndryshime në projektligj u bënë edhe për shkaktimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, pasi u propozua që të ketë dënime me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja